SHAIP KAMBERI SHTRON IFTAR PËR BASHKËSIN ISLAME NË BUJANOC

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe imamët e komunës së Bujanocit.

“Me krerët e Bashkësisë Islame dhe Imamët e hoxhallarët e Komunës së Bujanocit në iftarin tanimë tradicional të organizuar çdo vitë. Misioni i hoxhallarëve në edukimin e brezave të rinjë, ruajtjen, kultivimin dhe transmetimin e fesë është i rëndësishëm në zhvillimin tonë si shoqëri. Allahu ua pranoftë lutjet dhe agjërimin të gjithë besimtarëve. I mbusht me ushqim e begati sofrat dhe shtëpitë e tyre”, ka shkruar i pari i Bujanocit në llogarinë e tij në Facebook. 

Përveç përfaqësuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame dhe imamëve të komunës së Bujanocit, në iftarin e shtruar nga z. Kamberi prezent ishin edhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, z.Ragmi Mustafa, deputeti popullorë, z.Fatmir Hasani, kryetari i LPD-së, z.Shqiprim Musliu dhe disa udhëheqës të rejtorateve në komunën e Bujanocit.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”