Sekreti i Malit të Zi, vendit të vetëm pa koronavirus në Evropë

Mali i Zi vendosi të dielën të mbyllë kufijtë për të huajt dhe izolimin e detyrueshëm për udhëtarët nga jashtë, në përpjekje për të mbetur vendi i vetëm pa koronavirus në Evropë.


Ky vend nuk nuk ka ndonjë sekret të veçantë përveç se mori shumë herët masa parandaluese duke mbyllur të gjitha shkollat, hotileritë, sallat e lojërave për fëmijë dhe palestrat dhe qendrat sportive për dy javë.

“Ne duam të mbetemi ajo pjesë e Evropës pa virus dhe të tregojmë se të gjithë ne kemi aftësinë për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e kësaj sëmundje në Mal të Zi. Secili  nga ne individualisht duhet të kontribuojë”,tha drejtori i Institutit Malazez të Shëndetit Publik, Boban Mugosa, në një konferencë për media.

Një nga masat e paralajmëruara  është një ndalim i përkohshëm i shtetasve të huaj për të hyrë në Mal të Zi, pavarësisht nga vijnë, me përjashtim të të huajve me vendbanim të përhershëm në Mal të Zi dhe të huajve që drejtojnë mjete motorike të përdorura për të transportuar mallra. Një masë e detyrueshme 14-ditore e izolimit u dha për të gjithë qytetarët malazez që vijnë nga jashtë.

Mali i Zi, vendi i vogël i Ballkanit ka një popullsi prej 643 mijë banorësh. Deri para disa ditëve edhe Kosova në rresht me Malin e Zi kishte qenë e paprekur nga koronavirusi, derisa tashmë numri i ka shkuar në 16.

Related posts

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon