Arrin në 16 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 51 në Shqipëri derisa 65 në Serbi,

Vazhdon rritja e numrit té të infektuarve me Covid-19 sikurse në Kosovë poashtu edhe në Serbi edhe Shqipëri.


Deri tani në Kosovë ka shkuar në 16 numri i të infektuarve me coronavirus, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Një rast i ri me COVID-19. Pas mesnate në laboratorit e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë testuar 31 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 563 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 51 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Për dallim nga Kosova dhe Shqipëria, në Serbi deri në orën 8 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 65 të infektuar me koronavirusin Covid-19.

Related posts

Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra që duhet t’i lexoni këtë javë

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë