SEANCË E JASHTËZAKONSHME NË KOSOVË PËR LUGINËN E PRESHEVËS

Të hënën do të thirret seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar për kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës dhe për nxjerrjen e një rezolute për të ndihmuar banorët e kësaj ane.


Kështu është vendosur në Komisionin për Arsim, në takimin që kanë mbajtur me anëtarët e Komisionit për Administratë Publikë, pas vizitës që i kanë bërë Luginës së Preshevës.

Deputetët thanë se nga ajo vizitë kanë pranuar kërkesa të shumta nga përfaqësuesit shqiptarë atje, ku ndër to është edhe bashkimi i Luginës me Kosovën, në negociata me Serbinë të shtrohet çështja e tyre dhe që Kosova të ndihmojë me projekte banorët që jetojnë atje.

Më këtë rast u vendos që të thirret seancë e jashtëzakonshme për të hënën ku do të dilet me një vendim obligues për ndihmë Luginës së Preshevës.

Para se të merret vendimi për seancën e jashtëzakonshme, deputetët diskutuan për mënyrat e ndihmës.

Teuta Haxhiu nga AAK tha se kërkesat dhe nevojat e popullatës atje duhet të merren me seriozitet nga institucionet kosovare dhe ato të Shqipërisë:

“Ata kërkuan një fond për Luginën. Mënyra se si shkojnë mjetet ishte e vrazhdë përmes Shqipërisë dhe kalon periudhë njëvjeçare deri sa u shkojnë mjetet. Duhet të pyetet Shqipëria se pse shkon kjo kohë. Të hiqen procedurat se si shkojnë mjetet dhe tekstet”, tha ajo.

Po ashtu aty kishte kërkesa që të investohet në fushën e kulturës dhe thirret seancë e jashtëzakonshme.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”