Seanca e dytë e Kuvendit Komunal në Preshevë

Sot ka zhvilluar punimet Kuvendi i Komunës së Preshevës në kuadër të seancës së dytë, derisa për diskutim kanë qenë të parapara 19 pika të rendit të ditës.


Seanca ka filluar punimet me disa ndryshime në rendin e ditës të propozuara nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe propozimin e këshilltarit të Alternativës për Ndryshim, për të shtuar edhe një pikë të rendit të ditës në lidhje me menaxhimit të krizës ekonomike në komunën e Preshevës.

Argjend Sherifi këshilltar i APN-së, gjatë prezentimit të propozimit të tij për të diskutuar rreth krizës ekonomike në Preshevë, ka kërkuar që të parashihet së shpejti një rishikim i buxhetit komunal, përmes të cilit do të parashiheshin rritja e mjeteve financiare për subvencionimin e bujqësisë.

Pro propozimit të këshilltarit të APN-së ka dalur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka ftuar këshilltarët të përkrahin këtë propozim, pas të cilës është miratuar rendi i ditës me 26 vota pro, kur edhe ka filluar të diskutohen pikat e rendit të ditës.

Drejtori i Qendrës Sportive në Preshevë, Besim Nasufi, ka qenë i pari i cili ka raportuar rreth funksionimit të këtij institucioni, dhe ka prezentuar planin për vitin 2022, e që pas një debati të shkurtër janë miratuar me 22 vota pro.

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën