Sanders mbështet kandidaturën e Joe Biden

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders

Senatori, Berny Sanders, i ka dhënë mbështetje ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden, për të fituar nominimin e Partisë Demokratike për garën presidenciale në SHBA që mbahet në nëntor të këtij viti.

Sanders, javën e kaluar i dha fund fushatës së tij presidenciale, dhe iu bashkua Bidenit në një aktivitet të fushatës të mbajtur online.

“Kërkoj nga të gjithë amerikanët që të mbështesin kandidaturën tuaj, unë e përkrahë atë”, tha Sanders në një transmetim të përbashkët me Bidenin.

Konventa e Partisë Demokratike, ku nominohet kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, pritet të mbahen në muajin gusht.


  1. Sanders ka qenë i dyti në renditje për të fituar nominimin, pas ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.

Pas një serie fitoresh në mars, Biden ka një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Nga Partia Republikane për rizgjedhje garon presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif