31 dhjetor, dita e fundit e vitit 2019. E gjithë bota po përgatitej me nxitim për të festuar Vitin e Ri. Bota po përgatitej me shumë shpresë për të hyrë në dekadën e re të shekullit XXI, e kështu të linte mbrapa dekadën e mëparshme të shënuar nga Pranvera Arabe, lufta civile në Libi dhe Siri, ngritja e fondamentalizmit islamik, kriza e refugjatëve, zgjerimi i rrjeteve sociale dhe forcimi i lëvizjeve të krahut të djathtë, si dhe kriza e madhe e Evropës e njohur si BREXIT. Derisa po numëroheshin orët e fundit të vitit të vjetër dhe pritej hyrja solemne në të riun 2020, po atë ditë në Kinë u shfaq diqçka që për 100 ditë do të paralizonte tërë planetin duke shënuar më shumë se një milion të sëmurë dhe qindra mijëra të vdekur.
Në të njëjtën ditë, 31 dhjetor 2019, në ora 13:38, në faqen zyrtare të qeverisë kineze u publikua lajmi se në qyetin Wuhan, i cili numëron 11 milion qytetarë, është lajmëruar një ndezje e pazakontë e mushkërive edhe atë për rreth dhe brenda një pazari të ushqimeve të detit. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në dhjetor konfirmoi shfaqjen e rasteve të shpërthimeve të ndryshme epidemike të ebolës në Afrikën Perëndimore, Oqeanin Paqësor, Afganistan etj. Shfaqja e virusit nuk alarmoi askënd, madje as mediat jashtë Kinës.
Ajo që pasoi gjatë 100 ditëve të ardhshme do të paralizojë të gjithë botën, do të ngrijë të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, do të mbyllë ekonominë, dhe gjysma e popullatës botërore përfundoi në karantinë. Edhe pse numri i vdekjeve nga koronavirusi është në rritje dhe ka tejkaluar numrin 116000 të vdekjeve, kjo gjë nuk ishte e imagjinueshme në fund të dhjetorit 2019. Njerëzit ishin përqafuar dhe shëtitnin nëpër rrugët e qyteteve të botës të stërmbushura me njerëz, dhe pastaj…
Dita e 1-rë / E mërkurë, 1 janar – Policia në tregun e Wuhanit
Tregu i ushqimeve të detit në Wuhan është zakonisht i mbushur me njerëz që nga mëngjesi i hershëm, por në mëngjesin e 1 janarit, policia u shfaq në treg e cila filloi të vendosë shiritin mbyllës rreth hapësirës. Pronarëve të shitoreve dhe lokaleve iu urdhërua që me urgjencë të mbyllnin lokalet dhe të dilnin nga tregu. Në treg arritën njerëz të veshur me kostume mbrojtëse, me maska, të cilit merrnin mostra nga të gjitha zonat e tregut, të cilat vendoseshin në qese speciale nga plastika që mbylleshin hermetikisht. Në atë ditë, në rrjetet sociale kineze u shfaq informacioni se në spitalet e qytetit ishin pranuar shumë pacientë, me simptoma të pazakonta. Shumë pohuan në mesazhe se ishte një lloj i ri i virusit SARS, duke porositur anëtarët e tyre të familjes të mos dalin jashtë, si dhe të lajnë rregullisht duart, dhe të vishnin maska e dorëza kur dilnin jashtë.
Autoritetet në ishullin e Tajvanit, i cili ndahet nga Kina përmes një ngushtice, e ndjekin me shumë interes zhvillimet në vendin fqinj. Për shkak të shfaqjes së një virusi të pazakontë të ngjashëm me SARS, ata shtrënguan kontrollet mbi udhëtarët që vinin nga Kina, duke ia kontrolluar temperaturën dhe gjendjen shëndetësore. Dy ditë më vonë, Hong Kongu dhe Singapori forcuan masat e kontrollit, duke shtuar kontrollet në kufijtë e tyre. Në të njëjtën ditë në Wuhan, policia arreston tetë persona, të cilët përfundojnë në Byronë e Sigurisë Publike, nën akuzohen për përhapje të thashethemeve në rrjetet sociale. Një nga të akuzuarit ishte edhe oftamologu nga Wuhani, Li Wenliang, pasi që një grupi të studentëve nga shkolla medicinës i kishte treguar analizat e virusit për të cilin besonte se në pyetje ishte SARS i ri. Po atë ditë, autoritetet kineze censurojnë internetin, duke e pamundësuar të kërkohej në internet fraza: “pneumonia e panjohur në Wuhan” dhe “tregu i ushqimeve të detit”.
Dita e 9-të / E enjte, 9 janar – Identifikoimi i koronavirusit më të ri
Shkencëtarët kinezë thanë se pacientët në qytetin Wuhan janë infektuar me virusin e ri të posa zbuluar, i cili është një miksim i dy koronavirusëve, SARS dhe MERS (sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme), të cilët tashmë kishin shkaktuar pandemitë e më hershme të shekullin XXI.
Një ditë më parë, të mërkurën, më 8 janar, një burrë 61 vjeçar kishte vdekur në një spital të Wuhan. Njoftimi me virusin e ri mundësoi mjekët në Wuhan që menjëherë të ndajnë pacientët që nuk ishin të infektuar nga ky virus por që kishin pneumoni klasike. Në katër ditët në vijim, nuk u regjistrua asnjë rast i ri me koronavirusin e ri. Historia e zbulimit të një virusi të ri në mediat botërore kaloi pa u vënë re. Të gjithë merreshin me spekulimet për rrëzimin e një aeroplan ukrainas në periferi të Teheranit. Irani pretendon se shkaku i rrëzimit të aeroplanit ishte një prishje teknike, derisa mediat perëndimore akuzonin Gardën Revolucionare të Iranit për rrëzimin e tij. Hulumtimet pasuese kanë vërtetuar se derisa bota merrej me analizën e fotografive nga vendi i rrëzimit të aeroplanit, numri i pacientëve të infektuar me koronavirus po dyfishohej. Ditën pasuese, më 10 janar, simptomat e para të këtij koronavirusi u shfaqën tek oftamologu Li Wenliang.
Dita e 13-të / E hënë, 13 janar – Tajlanda raporton rastin e parë të infektuar me koronavirus
Kaluan më shumë se një javë që kur autoritetet shëndetësore në Wuhan zbuluan koronavirusin e ri dhe regjistruan rastin e parë të infektuar nga ai. Gjatë kësaj kohe, në Wuhan jeta zhvillohej normalisht, madje në këtë qytet organizohej takim të rëndësishëm me përfaqësues shtetërorë dhe krahinorë. Gjithsesi, virusi vazhdonte rrugën e tij. Atë ditë, Tajlanda raporton rastin e parë të infektuar me këtë koronavirus. Ishte burrë 61 vjeçar, banor i Wuhanit, i cili mbërriti në Bangkok me fluturim të drejtpërdrejtë dhe te i cili skaneri termik në aeroport regjistroi temperaturën e lartë.
Gjatë asaj kohe Komiteti i Specialistëve të Sëmundjeve Infektive mblidhet në Londër për të diskutuar në lidhje me virusin e ri në Kinë. Ata e konsiderojnë rrezikun nga virusi i ri për Britaninë e Madhe si “shumë të ulët” dhe kërkon hetim dhe testim. Në ndërkohë, qeveria kineze thotë se nuk ka prova të qarta që virusi transmetohet nga njeriu në njeri, përfshirë mundësinë që edhe stafi mjekësorë të infektohen nga virusi.
Reagon OBSH duke njoftuar se reagimi i qeverisë kineze ndaj virusit të ri është i besueshëm. Lajmërohen edhe epidemiologët kinezë të cilët me optimizëm lajmërojnë se “Nëse nuk paraqiten raste të reja në ditët e ardhshme, epidemia ka përfunduar”, ka thënë për New York Times, Guan Li, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Hong Kongut.
Në ndërkohë, mjekët në Wuhan përballeshin me studimet mjekësore që kanë treguar rritje eksponenciale të numrit të personave të infektuar, raste të reja që nuk kishin asnjë lidhje me tregun e ushqimeve të detit në Wuhan.
Dita e 20-të / E hënë, 20 janar – Konfirmohet transmetimi i virusit nga njeriu në njeri
Zhong Nanshan, këshilltari mjekësor i qeverisë Kineze në televizionin shtetëror, njofton për një lajm të keq. Autoritetet pranojnë se kanë regjistruar dy raste të reja të infektuar me koronavirusin e ri në provincën kineze Guangdong, në mesin e pacientëve që nuk kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me Wuhan.
“Përfundimi është i qartë, mund të themi se virusi transmetohet nga personi në person”, thotë Zhong. Në fillim virusi dukej se ishte zhdukur, dhe një javë më vonë virusi po shfaqej në mbarë vendin.
Të premten, më 24 janar, janë regjistruar katër raste të reja dhe deri në fund të javës ishin konfirmuar 139 të infektuar. Rastet e para të koronavirusit u konfirmuan në Shangai dhe Pekin. Virusi kishte filluar të përhapet në të gjithë botën. Rastet e para të virusit u shfaqën në Japoni, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA një burrë 35 vjeçar, i cili ishte kthyer nga Wuhani, u paraqit në një klinikë në Uashington me simptoma të kollës dhe etheve të larta. Ai është diagnostikuar me koronavirus dhe u bë personi i parë me këtë virus në SHBA.
Për herë të parë, Donald Tramp merr informacione për përmbajtjen e koronavirusit. Gjatë seancës, Trump pyeti se kur do të kthesheshin në treg disa lloje të barnave për temperaturë. Në Wuhan fillon të rritet paniku. Më shumë se 100 pacientë me simptoma të koronavirusit paraqiten në Spitalin e qytetit Xiahe.
Dita e 24 / E premte, 24 janar – Koronavirusi i ri arrin në Evropë
Në prag të fillimit të festës së Vitit të Ri Kinez, miliona kinezë rrugëtojnë për të vizituar miqtë dhe familjarët e tyre. Në atë ditë, një pjesë e madhe e lokaleve ishin të mbyllura në qytetin e Wuhan-it, transporti ishte pezullua si brenda po ashtu edhe jashtë qytetit. Mjekët kishin diagnostifikuar 800 të infektuar dhe deri më tani 25 kishin vdekur. Qyteti ishte vatër e epidemisë, numri i të infektuarve po rritet, spitaleve u rritej gjithnjë presioni dhe e gjithë popullata po planifikohej të vendosej në karantinë.
Koronavirusi i ri i zbuluar në Kinë, arrin për herë të parë në Evropë, konfirmohet në kinezët që kishin ardhur për të vizituar të afërmit. Një nga kinezët që arriti në Francë konfirmohet i infektuar me koronavirusin e ri. U mësua se kishte pasur me dhjetëra kontakte, dhe autoritetet franceze fillojnë menjëherë për ti kërkuar.
Donald Tramp pranoi pyetjen tij të parë nga media për një rast me koronavirus në Davos. I pyetur nëse e shqetësonte pandemia e mundshme, ai u përgjigj: “Aspak jo. Ne kemi këtë virus e kemi nën kontroll të plotë”. Në atë ditë, autoritetet kineze vendosin të karantinojnë 56 milion njerëz. Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëron se vendi po përballet me një situatë shumë të vështirë.
Mëngjesin e së shtunës, mjeku 62-vjeçar Liang Wudong, i cili shërbente në sptialin Hubei Xinhua në Wuhan, bëhet mjeku i parë që humbi jetë nga koronavirusi.
Dita e 31 / E premte, 31 janar – Kthesa për Britaninë dhe koronavirusin
31 janari dita e kthesës për Mbretërinë e Bashkuar, ditë e cila pas katër vitesh debat të egër dhe shumë të dhimbshëm në Parlament dhe në të gjithë vendin, Mbretëria e Bashkuar po lente përfundimisht Bashkimin Evropian. Derisa dëgjohej jehona virtuale e Bing Beng, Nigel Feridge lëshon “God Save the Queen” pranë Parlamentit. Me përjashtim të BREXIT-it, kjo ditë ishte një pikë kthese për edhe koronavirusin. Virusi më i ri u konfirmua se kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Spanja dhe Italia regjistrojnë rastet e tyre të para gjithashtu.
“Situata është serioze, por nuk ka nevojë për alarmim, gjithçka është nën mbikëqyrje”, thotë ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranca. Asnjë vdekje ende nuk është raportuar jashtë Kinës, derisa numri i vdekjeve në Kinë po rritet dhe ka arritur në 258 dhe 11000 të infektuar. SHBA njofton ndalim të hyrjes për të gjithë të huajt që kanë qesë fundmi kanë vizituar Kinën.
Dita e 35-të / E martë, 4 shkurt – Vdekja e parë nga koronavirusi jashtë territorit të Kinës
Numri zyrtar i rasteve të infektuara në Kinë ka tejkaluar 20000, nga të cilat 425 kanë vdekur. Një banor nga Wuhani, i cili u diagnostikua me pneumoni të rëndë javën e kaluar ka vdekur në një spital në Manila në Filipine. Ky është personi i parë që ka vdekur nga koronavirusi jashtë Kinës. Filipinet ndalon çdo ardhje të re nga Kina.
Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së thoshte se sëmundja po përhapet ngadalë nëpër botë dhe se numri i pacientëve është minimal, edhe pse ekziston mundësia për të u përkeqësuar situata. OBSH nuk e konsideron të domosdoshme ndërprerjen e tregtisë dhe udhëtimeve. Një burrë nga Londra që ateroi në Getvik nga Shangai, për TheGuardian ka thënë se ishte i detyruar të plotësonte një formular ku tregonte kontaktet e tij dhe ku ka lëvizur. Gjatë kësaj kohe, gjendja mjekësore e Dr. Li Wenliang përkeqësohej dhe ai humb jetën tre ditë më vonë, duke shkaktuar një ortek të trishtimit dhe zemërimit sikurse tek stafi mjekësor poashtu edhe tek qytetarët e Wuhanit, të cilët ishin në karantinë.
Një ish drejtor dhe punonjës i Zyrës për luftë kundër pandemive në kuadër të Shtëpisë së Bardhë, e cila u riformatu në vitin 2018, publikoi një opinion në Wall Street Journal: “Amerikanë, sulmojeni koronavirusin para se të bëhet vonë”. Të nesërmen Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve fillon shpërndarjen e testeve të koranovirusit në të gjithë vendin. Megjithatë, ata teste nuk ishin të sakta, dhe për këtë arsye SHBA kryen 1200 teste në ditë, derisa Korea Jugore kryen 12000 teste ditore, sikurse edhe Gjermania.
Në një tubim të republikanëve në New Hampshire, Donald Trump thotë se me muajin prill kur fillon të nxehet koha, virusi thjesht do të zhduket.
Dita e 50-të / E mërkurë, 19 shkurt – Ndeshja e futbollit në San Siro
Koreja e Jugut, e cila kishte regjistruar 30 raste të infektuarve deri më 18 shkurt, nuk ishte aq e shqetësuar. Por rasti i 31-të i infektimit e shqetësoi të gjithë. Ishte një grua (61) që i përkiste një sekti dhe ishte anëtare e dy kishave, ishte infetuar me koronavirus ndër të parat. Ajo kishte injoruar kërkesat e mjekut për t’u testuar për koronavirus. Në vend të testimit, ajo kishte shkuar për drekë në një restoran të hotelit. Zyrtarët përcaktuan që ajo kishte rreth 1.600 kontakte të ndryshme. Pas kësaj, virusi shpërtheu në Korenë e Jugut, derisa për gruan 61 vjeçare u ngrit padi nga shteti sikurse edhe ndaj 12 liderëve të sekteve fetare. Ata janë akuzuar për vrasje, duke shkaktuar dëm dhe duke shkelur Aktin e Kontrollit të Sëmundjeve Infektive.
Në Iran u konfirmuan dy rastet e para në qytetin Kom. Në Milano luhej ndeshja e Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë e raundit përfundimtar mes Atalantas dhe Valencias Spanjolle. Atalanta po vazhdonte serinë e saj përrallore të fitoreve të ndeshjeve. Derisa Valencia u mposht me 4-1, publiku në një atmosferë të zjarrtë në çdo aksion ngritshin stadiumin në këmbë. Rreth një e treta e popullsisë së qytetit të vogël të Bergamo ishte e pranishme në stadiumin San Siro. Në ndeshje merrnin pjesë gjithashtu një mijë Spanjollë, të cilët gjithashtu udhëtuan në kryeqytetin Lombardian për të parë ndeshjen.
Gjatë kësaj kohe në Las Vegas, Partia Demokratike po mbante kongresin e saj, ku senatorja Elizabeth Warren sulmonte rivalin e saj politik, ish-guvernatorin e New York-ut, Mike Blumberg. Askush nuk e përmendte koronavirusin gjatë kësaj kohe.
Dita e 56-të / E martë, 25 shkurt – Virusi po përhapet globalisht
Numri i rasteve globale të infektuar me koronavirus ka tejkaluar 80000. Që nga raportimi i epidemisë, numri i personave të infektuar jashtë Kinës tejkalon numrin e personave të infektuar brenda saj. Në Pekin, numri i të vdekurve kishte arritur në 150. Italia regjistroi vdekjen e saj të parë katër ditë më parë, dhe ka 11 vdekje në 25 shkurt. Rreth 50000 njerëz në të gjithë veriun e Italisë po bllokohen dhe kjo është popullata e parë evropiane që është në karantinë. Irani gjithashtu regjistron një numër të lartë vdekjesh nga vendet jashtë Kinës, e që zyrtarisht raportohej për 12 rastesh dhe jo-zyrtarisht deri në 50 të vdekur në Como. Sëmundja kishte goditur rëndë elitën e Republikës Islamike të Iranit. Zëvendës Ministri i Shëndetësisë u shfaq në televizion më 24 shkurt duke u larë në djersë. Ai tha se ky koronavirus ishte nën kontroll, derisa të nesërmen, Iraj Harichi konfirmoi se ishte testuar dhe kishte dalë pozitiv në koronavirus.
Derisa në SHBA u konfirmua rasti i 14-të, Donald Trump përmes një cicërime në twitter, gjatë një vizite shtetërore në Indi tha: “Koronavirusi në Amerikë është nën kontroll. Tregu i aksioneve po shkon mirë, gjithçka duket shumë mirë! ”.
Dita e 66-të / E premte, 6 mars – Koronavirusi arrinë në Serbi derisa në Mbretërinë e Bashkuar regjistrohet vdekja e parë, Italia në krizë të thellë
Është konfirmuar rasti i parë në Serbi me koronavirus, konfirmoi Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonacar në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sot. Burri 43 vjeç, i cili ndjehet mirë, nuk ka probleme, ka qenë disa herë në Budapest dhe aktualisht po dërgohet në një spital në Subotica, tha ministri.
Numri i të vdekurve në Itali është rritur për gjashtë herë në gjashtë ditë: më shumë se 230 italianë janë të vdekur dhe numri i vdekjeve po rritet me më shumë se 1200 çdo ditë. Roma ka mbyllur shkollat, ka ndaluar spektatorët e ndeshjeve të futbollit në Serie A dhe po përgatitet të mbrojë Lombardinë.
“Sistemi i kujdesit shëndetësor rrezikon nga mbingarkesa dhe ne do të kemi një problem të kujdesit intensiv nëse vazhdon kriza eksponenciale,” ka thënë kryeministri Giuseppe Conte.
Një grua rreth 70 vjeç bëhet viktima e parë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Downing Street parashikon përhapjen e virusit. Në një konferencë shtypi të 3 Marsit, Boris Johnson shtrëngoi duart me të gjithë dhe pranon se kishte vizitontuar spitalin i cili trajtonte pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët ai gjithashtu i kishte përshëndetur duke ia shtrënguar duart.
Dita e 69 / E hënë, 09 mars – Konfirmohet rasti i parë në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në Republikën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar i cili ka ardhur nga Firence në Shqipëri me makinë në rrugë tokësore dhe pas kontaktit ka infektuar edhe babanë e tij. Ai ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, e ndërsa është zbuluar që është prekur nga ky virus mbrëmjen e djeshme, pas analizave të bëra.
Dita e 71 / E mërkurë, 11 mars – OBSH shpallë pandeminë COVID-19
Donald Tramp prej Zyrës Ovale thotë se administrata e tij po shkon drejt ballafaqohet me agresivitet me virusin e rrezikshëm. Numri i të infektuarve në SHBA kishte tejkaluar 1000, derisa 116000 njerëz ishin regjistruar si të infektuar në të gjithë botën. Tregu i aksioneve në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar po binin më shpejt sesa në kohën e krizës globale ekonomike të vitit 2008. Paniku në lidhje me virusin dhe luftën e naftës saudito-ruse po ndikon në tregun e aksioneve.
Vdekshmëria një-ditore në Itali është rritur në 168, më e larta që është regjistruar ndonjëherë. Fotografia e infermierit të rraskapitur në tryezën e punës që fle ishte bë virale në rrjetet sociale.
“Vendi po përballet me periudhën më të errët”, thotë Conte.
Organizata Botërore e Shëndetit shpall pandemi të koronavirusit. Britania tashmë kishte 465 raste, por rezistonte karantinën masive që zbatohej në disa vende të Evropës. Njerëzit e infektuar nuk i preferohej që të dilnin nga shtëpia. Qeveria besonte se kostoja e veprimit të luftimit masiv të virusit do të jetë shumë e lartë, dhe do të ketë një ndikim në humbjen e formave të deritanishme të lirisë.
Dita e 73-të / E martë, 13 mars – Koronavirusi arrinë në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy pacientë e parë të infektuar me koronavirus. Dy pacientët janë në QKUK ndërsa njoftimi është dhënë nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia. Të prekurit janë një shtetase Italiane 22 vjeçare dhe një shtetas i Kosovës në moshë 77 vjeçare. Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i mbyllë hyrjet dhe daljet në qytetin e Vitisë dhe Klinës.
Dita e 77-të / E martë, 17 mars – Jeta normale paralizohet në të gjithë botën
Kombet evropiane po ndaheshin me shpejtësi nga njëra-tjetra, dersia secili kontinent po ndahej me shpejtësi nga pjesa tjetër e botës.
“Ne jemi në luftë”, thoshte Presidenti Francez Emanuel Macron.
Numri i të vdekurve në Itali kishte arritur në 450 çdo ditë, së shpejti pritej ta tejkalojë Kinën. Rastet e konfirmuara të infeksionit në Spanjë ishin dyfishuar, kishte arritur në 17000 pacientë deri më 22 Mars. Tre të katërtat e vdekjeve të shkaktuar nga ky virus ishin evropianë. Nga orë në orë numri i të vdekurve rritej,e paralelisht me të edhe masat e ndalimit. Australianët që gjendeshin jashtë vendit po ftoheshin për herë të parë që të kthehen sa më parë në shtëpi. Francezët kanë ndaluar të vozisin biçikletë, dhe 40 milion banorë të Kalifornisë janë këshilluar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.
Qeveria britanike kishte filluar të rimendojë strategjinë e saj për ndërtimin e imunitetit kolektiv, pas një modeli simulimi të vendosur para Boris Johnson që tregonte se numri i të vdekurve nga koronavirusi do të mund të ishte më shumë se gjysmë milioni dhe se vendi do të shkatërrohej. Në Burkina Faso, ish-Nënkryetari i Parlamentit vdiq nga ky koronavirus, dhe ky është rasti i parë i konfirmuar i një infektimi në Afrikën nën-sahariane. Në fund të asaj jave, në Afrikë kishin arritur të infektohen rreth 1000 njerëz. Më shumë se 160000 raste ishin konfirmuar në të gjithë botën.
Dita e 83-të / E hënë, 23 mars – Britania lëshon urdhër për karantinim
Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kanë tejkaluar 370,000 pacientë, përfshirë më shumë se 6.600 britanikë. Në atë që konsiderohet si një nga momentet më të shikuara në historinë e televizionit britanik, Boris Johnson urdhëron mbylljen e të gjitha bizneseve që nuk janë thelbësore për mbijetesën e kombit dhe i bën thirrje popullatës:
“Ju duhet të qëndroni në shtëpi.” Afro 400 njerëz vdesin në Spanjë, numri më i lartë i vdekjeve deri më tani. Në New York janë konfirmuar më shumë se 5000 raste të reja, duke i dërguar numrin total të infektuarve në SHBA mbi 20000 raste. Deri në fund të javës, SHBA pritet të ketë numrin më të madh të të infektuarve në botë. Vala infektive duket se po zbritet në Kinë, e cila regjistroi ditën e parë të saj pa ndonjë rast të infektimit të ri.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi i kishte bërë thirrje kombit të qëndrojë në shtëpi për tre javët e ardhshme. Vendimi i karantinës shkaktoi shpërngulje masive në këtë nënkontinent pas 1947 ndarjes në dy shtete, Indi dhe Pakistan. Punëtorët po përpiqen të kthehen në vendet e tyre të lindjes. Kjo nënkuoton se më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë për momentin nën një formë të karantinës në botë.
Dita e 93-të / E enjte, 2 prill – Një tjetër ditë e zymtë për botën
Rreth orës 20:40 Universiteti John Hopkins konfirmoi se numri i të infektuarve nga koronavirusi kishte kaluar një milion dhe se numri i vdekjeve ishte më i madh se 50,000. Në mesin e pacientëve është edhe Boris Johnson, i cili përfundoi në kujdesin intensiv. Në Hungari, kryeministrit Viktor Orban iu dha fuqia për të qeverisur dekretin pa kufi kohor. Në Indi, një rast tjetër u zbulua në Daravi, një zonë e madhe në Mumbai dhe një nga vendet më të dendura me popullsi në Tokë, duke ngritur shqetësime se shpërthimi i pandemisë mund të ishte dukshëm më i keq. Vdekshmëria në Spanjë tejkaloi 950 njerëz brenda një dite, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë. SHBA ka gati një çerek milioni raste dhe 6,000 vdekje. Spitalet në terren janë ngritur në New York Central Park, dhe dyqanet e ftohta përdoren për të ruajtur të vdekurit.
Dita e 99-të / E mërkurë, 8 prill – E ardhmja e pandemisë ende e paqartë
Në disa nga vendet më të rrezikuara të Evropës, numri i rasteve të reja dhe fatale po bie. Kina regjistroi ditën e saj të parë me zero vdekshmëri dhe po hap me kujdes qytetet. E shtuna e kaluar ishte mbase dita më vdekjeprurëse deri më tani, me më shumë se 6.500 vdekje në të gjithë botën. Por disa nga vendet më të varfëra dhe më të populluara ende nuk mund të thuhet me siguri se virusi do të dobësohet edhe atje.