SALIHU NUK NJEH KUFI PËR TË PROMOVUAR VETEN, KEQPËRDORË MIRËBESIMIN E HARADINAJ

Një delegacion i Medvegjës duke u paraqitur si i përbërë nga të gjitha partitë shqiptare të kësaj komune, ka takuar Kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj. Por Partia për Veprim Demokratik ka demantuar Haradinajn përmes një reagimi duke theksuar se nuk kanë qenë në këtë takim.


Përmes një postimi nëpër rrjetet sociale në llogaritë e Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, është bërë e ditur se ka pritur në takim një delegacion të përbërë nga të gjitha partitë që po garojnë në zgjedhjet e 8 shtatorit në Medvegjë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë për Veprim Demokratik që demantoi lajmin e Haradinajt për takimin me të gjitha partitë shqiptare që garojnë në zgjedhjet e Medvegjës, duke fajsuar udhëheqësin e delegacionit, biznesmenin nga Medvegja, i cili njëherit është bartës i një liste që garon në këto zgjedhje.

Partia për Veprim Demokratik përmes reagimit në faqen e saj në facebook ka thënë se “një delegacion i Medvegjës të cilin e ka kryesuar kandidati i PD-APN për zgjedhjet lokale në këtë komunë që do të mbahen të Dielen më 8 shtator, ka keqpërdorur mirëbesimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, për të përfituar “avantazh” ndaj “rivalëve” të PVD-së.” 

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”