SALIHU: ARRESTIMET E DJESHME, OPOZITA PO I PËRDOR PËR POENA DITOR POLITIK LOKAL

Kryetari i Lëvizjes pë Reforma, Sami Salihu, përmes një postimi në profilin e saj në facebook ka reagur në lidhje me arrestimet e fundit në Preshevë.


Mëngjesin e djeshëm në një aksion të Ministrisë të Punëve të Brendhsme me urdhër të Prokurorisë së lartë të Nishit, janë arrestuar gjithsej tetë persona, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale gjatë fazës së parë të punimeve tek “Parku i fëmijëve” në Preshevë.

Në vazhdim po ju sjellim postimin e plotë të Sami Salihut në facebook.

“Lëvizja për Reforma dhe unë si Kryetar i Kuvendit, kemi ndjekur me shumë vëmendje gjithçka çfarë ka ndodhur këto 2 ditët e fundit në administratën komunale. Është shqetësues fakti që pushteti qëndror para çdo lloj zgjedhjeve bën “spektakle” të ndryshme kundër oponetëve politik por edhe kundër vet shqiptarëve, por është akoma dhe më shqetësues përdorimi i këtij “spektakli” nga akter politik lokal, që, përkundër faktit që janë kuadro dhe pasuri intelektuale të tyre dhe të vendit, përdorin fatkeqësinë e tyre, për disa poena ose marketing ditor politik lokal. Personalisht unë bashkë me Lëvizjen shpresojmë që Prokuroria serbe të mos përdoret si mashë për mbjelljen e frikës ndaj popullatës shqipëtare. Ajo që ka rëndësi në këtë moment është të shpresojmë për profesionalizëm dhe të tregohemi të pjekur që të mos nxitohemi të bëjmë gjykimin nga opinioni publik, pa sjellur një vendim të plotëfuqishëm gjyqësor.”

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”