Portali nga Bujanoci FOLonline ka raportuar se gjatë ditës së djeshme Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e PDSH-së dhe Musliun e LPD-së, për të biseduar për koalicionet qeverisëse në Preshevë dhe Bujanoc.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe ditën e hënë ka vazhduar të tentojë të bind akterët politik shqiptarë të Luginës për të arritur marrëveshje për pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ka raportuar FOLonline duke u thirrut në burimet e veta në Prishtinë, Bujanoc dhe Preshevë.
“Shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga delegacioni i PDSH-së të gjinden modalitete funksionale për qeverisjen e re në Preshevë, derisa nga lideri i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka kërkuar gjetjen e zgjidhjes së favorshme për të ndërtuar qeverisëse stabile me shumicë shqiptare në Bujanoc, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve.” thuhet në raportimet e portalit FOLonline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kordinatorit të Partisë Demokratike Shqiptare me seli në Preshëvë, Agim Sabedini, i cili ka kontaktuar redaksinë e FOLonline duke përgënjeshtruar lajmin se një delegacion i këtij subjekti politik ishte në takim tek kryeministri Kurti.
“Si PDSH nuk kemi qenë sot në takim dhe as që kishim ftesë nga kryeministri për biseda “, është shprehur Sabedini.