Rugova në vitin 1998: Vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë akte të Beogradit

Raportet ndërmjet UÇK-së e LDK-së janë rikthyer në diskutimet publike, sidomos pas nisjes së gjykimit në Dhomat e Specializuara të Hagës ndaj krerëve të UÇK-së.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po akuzon Thaçin e të tjerët se kanë përdorur dhunë ndaj zyrtarëve të LDK-së, si rivalë politikë.

Megjithatë, janë disa deklarata të ish-presidentit të Kosvoës, Ibrahim Rugova, i cili fliste për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

Ai në një konferencë për media, më 8 maj 1998, kishte deklaruar se vrasjet e veprimtarëve të LDK-së janë akte të qëllimshme të Beogradit.

“Rugova e konsideroi dhunën dhe vrasjen e veprimtarëve politikë dhe humanitar shqiptarë, veçanërisht atyre të LDK-së, si akte të qëllimshme të Beogradit me qëllim të eliminimit të lëvizjes politike në Kosovë. Ai kërkoi dërgimin urgjent të ndihmave humanitare ndërkombëtare në rajonet e izoluara, në të cilat, siç tha Rugova, forcat serbe nuk kanë lejuar që ndihma me artikuj ushqimorë dhe medikamente të kalojë për banorët vendas“, thuhet në një raportim ATA-s.

Më 31 tetor 1998, presidenti Ibrahim Rugova e kishte mbajtur një takim me gazetarët. Për këtë takim, kishte raportuar edhe gazeta “Bujku”.

“Nuk ka përçarje mes popullit tonë. Grupet e armatosura të UÇK-së dhe patriotët lokalë janë njerëz që kanë dashur të reagojnë kundër represionit dhe okupimit dhjetëvjeçar. Serbia ka imponuar një zgjidhje ushtarake“, kishte deklaruar presidenti Rugova.

Related posts

PS kryeson bindshëm deri tani, reagon Edi Rama

Heshtje zgjedhore në Shqipëri, të dielën nis “beteja” për votën e fundit

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

/