Netflix detyrohet të bllokojë komentet në trailerin e ‘Kleopatra’ pas kritikave të rënda

Netflix duket se është detyruar të bllokonte sektorin e komenteve në trailerin e ri të dokumentarit “Queen Cleopatra’, pas shumë kritikave në internet.


Seriali i fundit dokumentar që do të lansohet në platformën transmetuese ka nxitur shumë debat në rrjetet sociale, aq shumë sa Netflix e ka larguar krejtësisht opsionin e komenteve në trailer.

Por, kjo nuk i ka ndalur kritikët që të shprehin pakënaqësitë e tyre diku tjetër… shikoni më poshtë trailerin.

Dokumentari i ardhshëm tregon për faronen e fundit të Egjiptit, e cila lufton për ta mbrojtur fronin, familjen dhe trashëgiminë e lavdishme.

Seriali përmban një sërë rishfaqjesh së bashku me intervistat e ekspertëve për të ndarë një anë krejtësisht të re me sundimtaren e fundit aktive të dinastisë Ptolemaike.

Me aktorë të tillë si Adele James, Craig Russell dhe Jada Pinkett Smith, të cilët gjithashtu vepruan si producentë ekzekutiv, përmbledhja zyrtare e Netflix informon audiencën se dokumentari do të eksplorojë ‘jetët e mbretëreshave të shquara dhe ikonike afrikane’.

“Ky sezon do të shfaqë Kleopatrën, gruan më të famshme, më të fuqishme dhe të keqkuptuar në botë”, shpjegon përmbledhja.

Duke e quajtur figurën historike një “mbretëreshë të guximshme”, platforma thekson se “bukuria dhe romancat e saj erdhën për të lënë në hije asetin e saj të vërtetë: intelektin”.

Shtohet: “Trashëgimia e Kleopatrës ka qenë subjekt i debatit akademik, që shpesh është injoruar nga Hollivudi.

“Tash seriali jonë rithekson këtë pjesë fascinuese të stories.”

Dhe duket se pikërisht këtu është kontraversiteti.

Traileri, i publikuar më 12 prill tashmë ka marrë më shumë se 1.9 milion shikime në YouTube.

Në skenat, dokumentari ka vendosur të përshkruajë mbretëreshën Kleopatra si të zezë, gjë që ka bërë që shumë njerëz në rrjetet sociale të kritikojnë Netflix për ‘Blackwashing’ figurën historike.

Kleopatra është thënë se ka origjinë maqedono-greke.

Faktet historike tregojnë se familja maqedono-greke, Ptolemaike, kishte udhëhequr Mbretërinë e Egjiptit mbi tre shekuj.

“Pavarësisht se nuk ishte etnikisht egjiptiane,” konfirmon ‘History.com’“Kleopatra përqafoi shumë tradita të vendit tonë dhe ishte pjestarja e parë Ptolemaike që mësoi gjuhën egjiptiane.”

Dokumentari që tregon për jetën e Mbretëreshës së Nilit ka shkaktuar trazira në rrjetet sociale dhe madje rezultoi me një peticion në “Change.org” që kërkoi që ky dokumentar të anulohej për shkak të “historisë së falsifikuar”.

Mbi 85 mijë persona nëpër botë nënshkruan peticionin brenda dy ditëve, mirëpo, tash është larguar nga platforma.

Në peticion shkruhej: “Kleopatra lindi në Aleksandri, Egjipt në dinastinë Ptolemaike me origjinë greke. Ajo nuk ishte zezake. Kjo nuk është në asnjë mënyrë kundër njerëzve me ngjyrë dhe është thjesht një thirrje zgjimi për të ruajtur historinë dhe integritetin e egjiptianëve dhe grekëve.”

Por, kritikat nuk ndalën aty.

Një përdorues në Twitter postoi: “Për të nëntën herë, mbretëresha egjiptiane Kleopatra nuk ishte egjiptiane. Ajo ishte greke! Kleopatra VII ishte e bardhë – me prejardhje maqedonase, po ashtu të gjithë sundimtarët Ptoleme, që jetonin në Egjipt.”

Related posts

Egzona Salihu fiton betejën gjyqësore kundër Shtëpisë së Kulturës, rikthehet në Teatër

Teatri i Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re, “Një dorëzim në Spokan”

“Teatri i Pjesës së Padukshme të Hënës” sjell Sislej Xhafan në Preshevë prej 14 deri më 18 tetor