Rritet numri i të vdekurve nga vërshimet në Spanjë

Pesë persona kanë vdekur dhe rreth 3000 mijë të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të mëdha që e goditën pjesën juglindore të Spanjës.


Lumenjtë kanë dalë nga shtrati i tyre në disa zona të Valencias, Murcias dhe pjesës lindore të Andaluzisë. Këto rajone u përfshinë nga reshjet më të mëdha të shiut që janë regjistruar ndonjëherë.

Uji i mori me vete shumë vetura dhe në këtë mënyrë shkaktoi së paku tri viktima. Një burrë vdiq pasi u bllokua në tunelin e një autostrade. Një burrë tjetër u gjet i vdekur në fshatin Redovan në Valencia pasi ishte larguar nga shtëpia në këmbë.

Shiu i madh shkaktoi kaos në rrugë dhe transport publik. Dy aeroporte në Murcia dhe Almeria u mbyllën, duke i lënë udhëtarët të bllokuar.

Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Disa prej tyre po përdorin barka dhe helikopterë për të arritur deri te zonat e prekura.

Disa linja hekurudhore janë bllokuar dhe shumë shkolla janë mbyllur në Valencia, duke lënë pa mësim gati 700 mijë nxënës, shkruan “BBC”.

 Pesë persona kanë vdekur dhe rreth 3000 mijë të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të mëdha që e goditën pjesën juglindore të Spanjës.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif