Sot është 14 shtator, ditë kur 21 vjet më parë ndodhi një nga ngjarjet më të dhunshme në historinë e Shqipërisë pas vendosjes së pluralizmit.
Cermonia e varrimit të liderit të protestave të dhjetorit dhe deputetit demokrat Azem Hajdari, i cili u vra në një pritë para selisë së PD, u kthye në një protestë të dhunshme e cila u krahasua me një grusht shtetit.
Fillimisht pjesmarrësit në cermoninë e varrimit të Hajdarit, me arkovolin e tij në duar sulmuan me armë dhe granata selinë e kryeministrisë.
Ata e bastisën atë dhe më pas sulmuan dhe hynë në godinën e RTSH.
Opozita e udhëhequr nga ish presidenti Sali Berisha bëri fajtor për vrasjen e zotit Hajari, kryeministrin socialist Fatos Nano dhe kërkoi dorëheqjen e tij me çdo kusht.
Dhuna që shpërtheu në Tiranë dhe disa qytete të tjera zgjati disa orë. Qeveria socialiste e kryeministrit Nano, i cili ishte larguar për në Maqedoni, u detyrua të jepte dorëheqjen dhe në vend u krijua një kabinet i ri me kryeministër socialistin Pandeli Majko.
Ngjarjet e 14 shtatorit 1998, ishin më drithërueset pas trazirave të dhunshme sociale të vitit 1997, kur vendi u gjunjëzua nga protestat që shoqëruan rënien e skemave piramidale, në të cilat shqiptarët humbën kursimet e jetës së tyre.
Këto trazira sollën largimin gati me dhunë nga pushteti në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997, të PD dhe ish presidentit Berisha.
Pasoja e 14 shtatorit u ndjenë më vonë në jetën politike dhe sociale të vendit.