Rivotimi në fshatin Tërnoc: Deri në ora 10:00 kanë votuar 121 qytetarë

Proçesi i rivotimit në vendvotimin nr.6 në komunën e Bujanocit sot ka filluar me kohë, ku në ora 07:10 të mëngjesit është hapur vendvotimi në lagjen e Strukarëve në fshatin Tërnoc.

Krahasur me javën e kaluar ku komisionerët shqiptarë dhe serbë nuk u dakorduan për tre orë rreth ndarjeve të përgjegjësive në ketë vendvotim, sot nuk u shënua ndonjë përplasje e tillë, dhe vendvotimi është hapur sipas gjitha procedurave të parapara.

Në vendvotimin numër 6 në fshatin Tërrnoc, të drejtë vote kanë 1089 qytetarë në total,  derisa PreshevaPRESS mëson deri në ora 10:00 kanë votuar 121 persona. Procesi i rivotimit po zhvillohet ne rregull derisa po monitorohet nga vezhgues te organizatës CRTA nga Beogradi.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh