REAGON SINANI PAS DORËHEQJES SË KRYETARIT TË KUVENDIT

Pas prishjes së koalicionit qeverisës në Preshevë nga ana e Lëvizjes për Reforma, ka reaguar Kryetarja e Partisë për Veprim Demokratik Dega në Preshevë, Ardita Sinani.


Ky është reagimi i plotë i Ardita Sinanit

Lajmi i dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit Komunal, z. Sami Salihu dhe dalja e tij nga koalicioni qeverisës në Preshevë vërteton se kishim të drejtë në kundërshtimin tonë sepse kjo qeverisje lokale ishte e dëmshme për interesin e përgjithshëm!

Presheva meriton më mirë!

Koha e Shqiprim Arifit ka perënduar!

Fund pushteteve në shërbim të pasurimit të një njeriut dhe të njerëzve të tij të afërt!

Presheva duhet të udhëhiqet me qeverisje të përgjegjshme, larg krimit të organizuar e korrupsionit dhe me duar të pastra.

Për të gjithë!

Me respekt,
Ardita SINANI

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/