Reagon Sinani, mirëpret kërkesat e parashtruara në Bruksel 

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka mirëpritur kërkesat e Kryenegociatorit, Besnik Bislimi, që gjatë ditës së djeshme i parashtroi në takimin e tij në Bruksel me Përfaqësuesin e Bashkimit Europian, Peter Sorensen.


Dy nga kërkesat që ka parashtruar Kryenegociatori Bislimi janë për bllokimin e fondeve nga Kosova për bujqit përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe për hapjen e tri pikave kufitare sezonale në Dobrosin, Muhovc dhe Breznicë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sinani ka shkruar se këto çështje janë probleme serioze që prekin drejtërdrejtë qytetarët tanë.

“Bllokimi fondeve për bujqit dhe mungesa e pikave kufitare sezonale janë probleme serioze që prekin drejtëpërdrejtë qytetarët tanë”, ka shkruar kryetarja e Komunës.

Sinani ka falenderuar Zëvendëskryeministrin e Kosovës për ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në takimin në Bruksel.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh