Ragmi Mustafi rikandidon për një mandat të ri për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar

Partia për Veprim Demokratik-PVD ka vendosur sot të rikandidojë Ragmi Mustafin për kryetar të KKSH-së.


“Pas konsultimeve brenda strukturave të veta Këshillit Qendror, sot, aprovoi vendimin që Ragmi Mustafi të jetë kandidati i PVD-së për zgjedhjet e Keshillit Nacional që do të mbahen më 13 nëntor”, thuhet në njoftimin e PVD-së.

“Partia për Veprim Demokratik garon si subjekt i vetëm dhe ka nominuar listën prej 15 kandidatëve duke përfshirë strukturat nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Me këtë rast ftojmë anëtarësinë, simpatizantët për mobilizim që bashkërisht të angazhohemi për të realizuar ambiciet legjitime politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Bashkë fitojmë”, përfundon njoftimi i PVD-së.

Related posts

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit në Preshevë