QYTETARËT E PRESHEVËS TË RREZIKUAR NGA QENTË ENDACAK

Prania e madhe e qenve endacakë në rrugët kryesore të Preshevës vazhdon t’i shqetësojë banorët, të cilët rrezikohen përditë edhe nga kafshimi, që mund të bartë sëmundje, pasi këta qenë ushqehen nga kontenierët e mbeturinave.

Metoda e vrasjes së qenve që është praktikuar vite më parë, tani më është e ndaluar me ligj, dhe për këtë arsye duhet që të kontraktohet kompania që merret me kastrimin e qenve endacak.

Komuna e Preshevës ka dështuar me vite ta menaxhojë këtë problem edhe pse me buxhetin komunal parashihen dhjetra mijëra euro për këtë qëllim.

Në lidhje me problematikën e paraqitur së fundmi me qentë endacak në Preshevë kanë reaguar edhe qytetarë që jetojnë kryesisht në lagjet e rrugës Qemal Shehu dhe në lagjet për rreth stadiumit të qytetit, ku edhe shihet prania më e madhe e tyre.

Në një video të postuar nga një qytetar në facebook, gjatë xhirimit ku shihen qentë endacak të acaruar ai thot “Guxo lëshoje fëmijën pastaj”. 

Derisa institucionet lokale nuk po ndërmarrin asgjë, qytetarët e Preshevës ndihen të shqetësuar dhe njëkohësisht të friksuar nga prania e madhe e qenve endacak nëpër qytetin tonë. Ditëve të fundit, PreshevaPRESS ka pranuar ankesa të shumta nga qytetarët e Preshevës që po rrezikohen nga qentë endacak.

Sipas pamjeve që ka arritur të i sigurojë PreshevaPRESS shihet se rreziku më i madh nga qentë endacak është për rreth shtëpisë së shëndetit, shtëpisë së kulturës dhe stadiumit të qytetit.

Komuna e Preshevës në buxhetin për vitin 2020 ka paraparë 2.5 milion dinarë në lidhje me qentë endacak.  

Related posts

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën