Sikurse vitet e mëhershme, Qeveria e Kosovës vazhdon financimin e librave shkollore për nxënësit e ciklit të ulët në shkollat shqipe në Luginë.
Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të financojë sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë nga klasa e parë deri në klasën e pestë.
Këtë vit teksteve shkollore i shtrohen edhe librat nga lënda e matematikës dhe lëndës bota digjitale për klasat e ciklit të ulët.
Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Lutfiut:
Edhe këtë vit Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i financoj tekstet për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.
Për dallim nga viti i kaluar katalogut të librave, këtë vit i shtohet “matametika” e kl.1,2,3,4 e prof.Sejdi Bilalli dhe “bota digjitale”.
Gjithashtu kam kërkuar nga drejtorët e shkollave që të më paraqesin numrin e nxënësve me kushte jo të mira financiare për t’ia siguruar çantat dhe mjetet shkollore.
Edhe këtë vit do të organizojmë seminare me mësimdhënësit shqiptarë të vendit tonë.
Një tjetër super lajm për nxënësit, këtë vit në shkollat e tyre do të sjellim shfaqje të ndryshme.