Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që po mban sot, ka vendosur për të ndarë 112 mijë euro për ndihmë Komunës së Preshevës në realizimin e disa projekteve siç janë këndi i lojërave për fëmijë dhe parkun e paqes.
Kabineti qeveritar ka ndarë edhe 35 mijë euro për ndihmë financiare për alpinisten Arineta Mula, 20 minë euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore të Gegë Ardit Gashi.
Po ashtu, Qeveria miratoi edhe ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30 mijë euro për organizimin e ceremonive shtetëror me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi.
Në këtë mbledhje janë shtyrë tri projektligje, ai për pagat në sektorin publik, projektligj për zyrtarët publik dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore te Agjencive të Pavarura. Kjo u bë me kërkesë të zyrës së BE-së në Kosovë pasi ende janë duke i harmonizuar me legjislacionin e BE-së.