Qeveria e Kosovës ka ndarë 255 mijë euro për të siguruar librat për nxënësit e Luginës së Preshevës

Foto: Qeveria e Kosovës

Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 255 mijë euro për mbështetje të sigurimit të librave për nxënësit në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.


Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin. ka mbajtur sot mbledhjen e 89’të me radhë, ku ka marrë disa vendime. Në këtë mbledhje janë miratuar disa projektligje dhe janë emëruar anëtarët e disa Bordeve, si dhe janë ndarë mjete financiare me shumë prej 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Lajmi është bërë i ditur në komunikatën e Qeversë së Kosovës të publikuar në faqen e saj në internet, derisa kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka shkruar në facebook se në emër të KKSH-së dhe të gjithë nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës, ka falemnderuar  të drejtpërdrejtë me Zëvendëskryeministërin Besnik Bislimi.

“Në një kohë të krizës ekonomike, kur prindërve shqiptar në Luginë gjendja dhe pozita po i vështirësohet, një hap i tillë nga Qeveria e Kosovës është më shumë se i mirëseardhur, që filloristët shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të ndjejnë dorën e përkujdesit të Republikës së Kosovës.” ka shkruar mes tjerash Mustafa në facebook.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak