PVD NË BUJANOC BASHKOHET ME APN NË LUFTË KUNDËR KORONAVIRUST

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, njëherit i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka takuar sot, kryetarin e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajazitin.


Sipas njoftimit, Kamberi e Pajaziti, kanë biseduar për gjendjen aktuale në Bujanoc, të krijuar pas pandemisë COVID-19.

“Në takim përveç solidaritetit me situatën e krijuar u dakorduam që qytetarët janë shumë më shumë se sa votues dhe që jetërat e tyre janë shumë më shumë se sa bindje politike” – ka shkruar ndër të tjera Kamberi në facebook.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të kryetarit Shaip Kamberi:

Situata e jashtëzakonshme, përpjekja për të ruajtur çdo qytetarë tonin dhe beteja kundër virusit që po rrezikon botën, është përtej dallimeve dhe bindjeve politike.

Ajo kërkon bashkëkoordinim, solidaritet dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Në këtë drejtim zhvillova takim me kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Në takim përveç solidaritetit me situatën e krijuar u dakorduam që qytetarët janë shumë më shumë se sa votues dhe që jetërat e tyre janë shumë më shumë se sa bindje politike.

Luten qytetarët të rrespektojnë rregullat, të shtojnë kujdesin dhe të ulin panikun.

Related posts

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak