Partia për Veprim Demokratik si subjekti kryesor i listës së përbashkët dhe të vetme shqiptare në zgjedhjet parlamentare, e cila është bartëse e listës dhe mban numrin 1 në listë ka njoftuar se fillon grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse të listës.
“Alternativa Shqiptare Demokratike – Lugina e Bashkuar” është lista e vetme shqiptare në zgjedhjet parlamentare e cila grumbullon rreth vetes PVD, APN, PD, LPD dhe LR.
“Njoftohen të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë për Veprim se nesër (e mërkure), me fillim nga ora 10:00 në ambientet e PVD-së, do të fillojë grumbullimi i nënshkrimeve përkrahëse për zgjedhjet parlamentare.” thuhet në njoftimin e PVD-së të postuar në facebook.