PUNËTORËT E INSTITUCIONEVE PUBLIKE RREZIKOJNË TË MBETEN PA RROGA

Ministria e Financave e Republikës së Serbisë ka publikuar Raportin për ditën 15.10 në ditën 21.10.2019 nga Regjistri në bazë të Ligjit për Kushtet e Shlyerjes së Detyrimeve Monetare në Transaksione Tregtare, i cili përfshinte edhe Komunën e Preshevës, e cila është pezulluar nga transferi i rregullt për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve në afat.

Sipas Ligjit për Detyrimet, afati i shlyerjes së detyrimeve monetare nga komunat ndaj subjekteve ekonomike nuk mund të jetë më i gjatë se 45 ditë. Në rast se shlyerja e detyrimeve nga ana e Komunës subjektet përkatëse ndaj të cilave detyrohet Komuna kanë të drejtë të kërkojnë edhe interesa shtesë për shkak të vonesës së pagesës duke përjashtuar shpenzimet e ekzeutimit.

Sipas Raportit të publikuar nga Ministria e Financave të Republikës së Serbisë, shuma e detyrimeve financiare të Komunës së Preshevës ndaj subjekteve ekonomike arrinë vlerën mbi 8.500.000,00 dinarë, gjë që për shkak të procedurave që parashihen me Ligjit për Kushtet e Shlyerjes së Detyrimeve Monetare mundë të pamundësojë pagesën e rrogave për punëtorët e institucioneve publike të Komunës së Preshevës.

Kliko në foto për të hapur raportin e plotë të publikuar nga Ministria e Financave të Republikës së Serbisë

Sipas burimeve nga Kabineti i Kryetarit të Preshevës kjo vonesë e shlyerjes së detyrimeve monetare me vlerë totale mbi 8.500.000,00 dinarë, ka ardhur për shkak të mosmarrëveshtjeve për arsyeve personale mes Kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi dhe Kryeshefit të Drejtoratit për punë komunale, ndërtimore dhe banesore, Xhelal Hasani.

Mos shlyerja e këtyre detyrimieve ka obliguar Ministrinë e Financave të Republikës së Serbisë të vendsë masën që pezullon transferet e rregullta financiare për Komunën e Preshevës nga buxheti i Republikës së Serbisë, gjë që mund të shkaktojë telashe shtesë në punën e komunës sonë.

Përveç pezullimit të transfereve, pagesës së interesit të paracaktuar dhe përmbushjes së detyrimeve monetare në formën e kompensimit, ky ligj parashikon gjobitje për një entitet të sektorit publik prej 100 mijë deri në 2 milion dinarë dhe për kryetarin 5 mijë deri në 150 mijë dinarë, derisa obligimet financiare të shkaktuara nga shlyerja e detyrimeve të komunës mund të jetë të shumëfishta.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”