Doza plotësuese – e tretë (përforcuese) e vaksinës kundër sëmundjes infektive Covid19 do të vihet në dispozicion nga dita e martë, më 17 gusht, njoftoi Qeveria e Serbisë.
“Pas 180 ditëve nga marrja e dozës së dytë, të gjithë qytetarët e vaksinuar do të jenë në gjendje të marrin dozën e tretë (përforcuese), derisa do të thirren me SMS dhe e-mail linkun që do t’i çojë në Portalin e-Qeverisjes, ku do të gjejnë informacion më të detajuar”. “Atje, ata do të jenë në gjendje të shohin vetë nëse i përkasin kategorive të popullatës që rekomandohet të marrin dozën e tretë të vaksinës,” thuhet në njoftim.
Në njoftim shtohet se, pavarësisht nëse i përkasin grupeve për të cilat rekomandohet doza e tretë, të gjithë mund të marrin një dozë shtesë nëse dëshirojnë, pas gjashtë muajsh nga doza e dytë pas marrjes së një telefonate nga e-Qeverisja.
“Qytetarët nuk duhet të aplikojnë për dozën e tretë me iniciativën e tyre ose si vullnetarë, para se të kontaktohen nga e-qeverisja” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Qeveria e Serbisë.
Të gjithë qytetarëve u jepet mundësia të zgjedhin vaksinën, duke u nisur nga fakti se është e sigurt dhe e mundur të marrësh një dozë shtesë të ndryshme nga ato me të cilat janë vaksinuar dhe rivaksinuar.
“Qytetarët do të informojnë mjekun për zgjedhjen përfundimtare të vaksinës, gjatë ekzaminimit dhe konsultimeve në pikën e vaksinimit.” Ju kujtojmë se aktualisht në dispozicion qytetarët kanë katër lloje të vaksinave antikovid në Serbi dhe ka mjaft prej tyre në të gjitha pikat e vaksinimit: vaksina kineze (Sinopharm), vaksina ruse (Sputnik V) dhe vaksina nga Pfizer – Biontech dhe AstraZeneka” thuhet në deklaratë.