Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill të këtij viti.
Siç ka njoftuar kryetari i KRZ, Vlladimir Dimitrijeviq, sipas rezultateve përfundimtare, lista rreth Partisë Progresive Serbe “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” do të ketë 120 deputetë, “Të Bashkuar për Fitoren e Serbia” 38, SPS 31, koalicioni NADA 15, koalicioni “Moramo” ka 13, dhe Dveri dhe Zavetnica nga 10 deputetë.
Unioni i hungarezëve të Vojvodinës do të ketë pesë përfaqësues, “Amaneti i Myftise” tre, “Së bashku për Vojvodinën” dhe SDA Sanxhaku nga dy, ndërsa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të ketë një përfaqësues.
Të gjitha listat e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk e kanë kaluar censusin e kërkuar dhe nuk do të kenë deputetë në përbërjen e re të Parlamentit të Serbisë.
Seanca e parë e Parlamentit të Serbisë në të cilën do të verifikohen mandatet do të caktohet nga kryetari i Kuvendit të mbledhjes së kaluar 30 ditë pas shpalljes së rezultateve. Në dhjetë ditët e ardhshme do t’u caktojmë mandatet deputetëve sipas renditjes së tyre në listat zgjedhore”, tha Dimitrijeviq.
Afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është 4 gushti, pas së cilës fillon të llogaritet afati 90-ditor për zgjedhjen e qeverisë së re.