Ragmi Mustafi, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka realizuar sot një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai përmes një postimi në këtë takim ka falënderuar për angazhimet e Kosovës ndaj avancimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Postimi i Ragmi Mustafit në Facebook:
Falënderues ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministrit Kurti e zvKryeministrit Besnik Bislimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Idetë e përbashkëta për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës bashkërisht i kemi kthyer në fushveprim.
Avokim dhe diplomaci për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga Brukseli, Strazburgu e deri Washington D.C e New York, përtej Atlantikut!
Mbështetja financiare e buxhetim nga Kosova drejtpërdrejtë tek shqiptarët e Luginës më herët ishin veç ide e dëshira, bashkë i bëmë realitet.
Takimin e fundit në krye të KKSH kisha nderin ta realizoj me zvKryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Bashkë u pajtuam që angazhimi në shërbim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk do të mungojë, pavarësisht pozitave e në çfarëdo kapaciteti që është nevoja.
Faleminderit shumë Kosovë