Me 1,114 njerëz në izolim, Bujanovac renditet i 13-ti në Serbi në këtë kategori, tregojnë rezultatet e covid19.
Në Rrethin e Pcinjës, ka më shumë njerëz të izoluar në Vranjë (1,121) dhe Preshevë (1.600), tregojnë të dhënat e 29 Marsit.
Këta janë persona që kanë pasur kontakte me të infektuarit e Covid19, ose janë kanë hyrë në Serbi pas datës 14 mars, izolimi i të cilëve është i obliguar në kushte shtëpiake, izolim i cili u zgjat nga 14 në 28 ditë.
Sipas këtyre të dhënave, Presheva është në vendin e tetë dhe Vranje është në vendin e dymbëdhjetë në Serbi, Surdulica është në vendin e 97-të me 109, dhe Vladicin Han është 98-ta me 104 vetë në izolim.
Në fund të listës së qyteteve dhe bashkive që janë përfshirë në këto statistika janë Bosilegradi me 64 të izoluar dhe Trgovište me 38, raporton VranjeNews.
Shumica e njerëzve në izolim janë në Beograd (14.748), pasuar nga Loznica (3.746), Novi Sad (3.680) dhe Nish (2.180).