PRESHEVA EDHE ZYRTARISHT NË LISTËN E 15 KOMUNAVE ME SITUATËN MË TË RËNDUAR PANDEMIKE NË SERBI

Nga sot Presheva është futur në listën e 15 komunave me situatë të rënduar pandemike përkrah 14 komunave të tjera ku mësimi në shkollat e mesme do të fillojë sipas modelit të kombinuar.

Sipas raportimeve të televizionit N1 në Serbi, mësimi gjatë javës së parë në shkollat e mesme në këto 15 vende do të zhvillohet në mënyrë të kombinuar.

Derisa thirret në një komunikatë të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, N1 thot se në javën e parë shkollat e mesme në këto 15 komuna do të zhvillojnë procesin e mësimit në mënyrë të kombinuar, duke ndarë në grupe klasët e që derisa njëri grup ndjek mësimet në klasë grupi tjetër mbetet në mësim nga distanca ose online.

Related posts

Dokument / Kamberi: Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës

Afro dy orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Dështon takimi i paraparë mes Kryetarit të Trupit Koordinues dhe atij të KKSH-së, shkak flamuri kombëtar shqiptar