Drejtoria e Pronave e Republikës së Serbisë më datë 22.04.2020. ka sjellur një vendim për konfiskimin e përkohshëm të tokës në pronësi fizike dhe juridike përgjat kufirit me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarin.
Gjegjësish mes fshatit Cer -Sopot, Miratoc- Llojan në komunën tonë. Ku do të vendose telë përgjat gjithë vijës kufitare nëpër tokat e bashkëqytetarëve tanë dhe të fshatit Llojan të RMV.
Ky vendim është marrë në përputhje me nenin 3b të Rregullores që ndryshon Rregulloren e Masave të Urgjencës (Gazeta Zyrtare e RS, nr. 58/2020), në dobi të Republikës së Serbisë, me qëllim të pengimit të kufirit shtetëror për parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive COVID-19.
Siq mëson QHM qëllimi i vendosjes së teli, është në veçanti kalimi masiv i paautorizuar i vendkalimit kufitar nga ana e emigrantëve që vijen nga Maqedonia e Veriut në dretim të Republikës së Serbisë.
Për konfiskimin e tokave dhe dëmtimin e tyre se a do të marrin pronarët ndonjë dëm shpërblim mbetet të shihet.
Njëkohësisht Ministria e Financave ka bërë ftesë, pronarët e parcelave që mbrenda 3 ditëve përfshirë datën e publikimit të këtij njoftimi në faqen e internetit dhe tabelën e njoftimeve të kësaj ministrie, qoftë me shkrim ose me gojë në procesverbal, deklarojnë faktet që munden të jenë të rëndësishme për marrjen e vendimeve në këtë çështje administrative.
Qendra për Hulumtim dhe Monitorim ka kontaktuar disa qytetarë të fshatit Miratoc, por ata nuk kanë qenë të informuar në lidhej me këtë vendim.
Më poshtë keni listen e pronarëve dhe nurmi i parcelave se kujt do ti konfiskohet toka. /Presheva.al
Më shumë info në: https://www.mfin.gov.rs/wp-content/uploads/2020/04/Obavestenje-o-pokrenutom-postupku-po-zahtevu-RDI.pdf