POZITA TË CILËN KA MARRË VELI MUSTAFA NUK EKZISTON NË STATUTIN E KOMUNËS

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se ka emëruar kryetarin e degës së APN-së, Veli Mustafa, në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Preshevës. 

Lexo edhe:
Kryetari i degës së APN-së në Preshevë emërohet nënkryetar i Komunës

Arifi përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tij në facebook, përmes të cilit ka publikuar emërimin e Mustafës në këtë pozitë, ka shkruar se “Ndryshimi është konstantja e vetme e qeverisjes sonë progresive.”

Mirë por, në Statutin e Komunës së Preshevës, i cili është edhe dokumenti më i lartë juridik që rregullon të drejtat dhe detyrat e Komunës së Preshevës, numrin e këshilltarëve të Kuvendit të komunës, organizimin dhe punën e organeve në shërbim dhe çështjet tjera me rëndësi për komunën, nuk ekziston pozita apo funksioni “nënkryetar i komunës“.

Në Statutin e Komunës së Preshevës, në kuadër të emërtimeve që mund ti bëjë Kryetari i Komunës janë Ndihmësit e kryetarit të komunës, e që sipas nenit 61, Komuna e Preshevës ka tre ndihmësa për tri lëmi edhe atë për zhvillim ekonomik, urbanizëm, për mbrojtjen primare shëndetsore.

Pasi që Akti mbi rregullimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në kuadër të Administratës publike të Komunës së Preshevës nuk mundë të gjindet në uebfaqen e Komunës së Preshevës, PreshevaPRESS nesër do të kërkojë dokumentin e emërimit të Veli Mustafës për të kuptuar dhe informuar lexuesit e saj se mbi cilën bazë juridike është emëruar nënkryetar i Komunës së Preshevës nga ana e Arifit.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”