Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në Beograd kanë konfisku 20 kg marihuanë, më shumë se 320 gram heron dhe kanë burgosur tetë persona.
Gjatë bastisjes së shtëpisë në të cilën ka qëndruar i palajmëruar N.K. (1980) dhe B.S. (1977) policia ka gjetur 20 paketa marihuanë me peshë 20 kg në total.
Në aksionin e dytë, zyrtarë të policisë nën shkallët e objektit, kanë gjetur pakete me rreth 70.5 gram heroin dhe peshore elektronike pēr të cilat dyshohet se i takojnë të dyshuarit N.M. (1995).
Policia gjatë bastisjes së vendbanimit të Z.B. (1981) ka gjetur katër paketa me nga 200 gr. heroin dhe peshoren elektronike.
Gjithashtu gjatë bastisjes së shtëpisë M.N. (1994) në të cilin është gjetur edhe S.M. (1981), janë gjetur edhe disa paketa me nga 50 gr. heroin, peshore elektronike dhe një sasi armatimi.
Kundër të dyshuarve është shqiptuarmasa e ndalimit për 48 orë.