Policia ka ndaluar për intervistim aktorin Gani Veseli dhe drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili

Sot policia serbe me urdhër të prokurorit kanë marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës Jetmir Ismailin. Ai për momentin është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.


Kështu thuhet në njoftimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu

Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptarë e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

“Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenaret me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm” thuhet në reagimin e Lutfiut.

Sipas raportimeve të mediumeve bëhet fjalë për filmat “Heshtja vret” dhe “I pabesi” të aktorit Gani Vesseli nga Presheva. Sipas informatave jozyrtare gjithashtu rtvpresheva.com merr vesh se edhe aktori Gani Veseli në këto momente ndodhet në stacionin policor.

Kujtojmë se Shtëpia e kulturës në Preshevë nuk e kishte lejuar aktorin Gani Veseli të shfaq filmat në Preshevë, ku Gani Veseli kishte njoftuar opinionin se , “për shkak të mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshëvë, me arsyetimin se po i pengon “kryetarit” gjë që është e ditur që nga fillimi se këtij të fundit i pengojnë edhe aktivitetet edhe sukseset e mija , kështu që unë si punëtor (aktor) i këtij institucioni (Teatrit të Preshevës) detyrohem që të ndryshoj lokacion dhe Premierën e filmit ta bartë në Bujanoc, por kjo aspak nuk zbeh vullnetin apo angazhimin tim për ti ofru qytetarëve organizime kulturore dhe artistike”

Aktori Gani Veseli kishte përfituar mjete për realizimin e 5 filmave të metrazhit të shkurtër në konkursin e shpallur nga KNSH dhe mbështetur nga Qeveria e Kosovës.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”