Si pasojë e kidnapimit të tre policëve kufitarë të Republikës së Kosovës nga forcat e policisë së Serbisë, Ministri i punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka thënë se ka lëshuar urdhër për të ndaluar të gjitha mallrave nga Serbia.
Edhe pse ende nuk ka një komunikim zyrtar, ministri Sveçla ka thënë se për shkaqe sigurie, do të i pamundësohet hyrja në Republikën e Kosovës, të gjithë automjeteve që bartin mallra të prodhuara në Serbi.
“Unë tashmë kam dhënë urdhër që për shkaqe të sigurisë në të gjitha pikat e kalimit kufitar të ndalohet hyrja e maunave që vijnë nga Serbia” – ka thënë Sveçla për Kallxo.com, përcjellë PreshevaPRESS.
Kjo masë godet gjithashtu edhe mallrat e pakta që prodhohen në Luginën e Preshevës, e që të vetmin treg kanë Kosovën, pasi që nuk u lejohet plasimi në tregun e Serbisë.
Si pasojë e këtij vendimi ndërmarrjet dhe bizneset prodhuese që veprojnë në Lugnë do të do të ballafaqohen me një destabilizim ekonomik në veprimtarin e tyre, ka thënë Burim Piraj për PreshevaPRESS.
Përfaqësuesi i iniciativës “MOS BLI PRODUKTE SERBE”, Burim Piraj, mes tjerash theksoi se ky është nje mësim i madh për Serbin që ta respektojë Kosovën si shtet që në të vërtetë është në praktikë.
‘’Vendimi për ndalimin e hyrjes së mallrave të Serbisë, pa dyshim do të prekë kompanitë, mallrat, dhe mbarë ekonominë e Luginës së Preshevës, nuk është gjë e mirë, por shpresojmë se kjo nuk do të zgjasë shumë. Pasi që ne e dimë që ka shumë koroporata internacionale të cilat janë të vendosura në Serbi që treg kryesor e kanë Kosovën e ato do të bëjnë trysni jashtëzakonisht të madh në Qeverin e Serbis për ti liruar polict e burgoosur sa më shpejtë, kështu që të stabliziohet situata mandej, që Qeveria e Kosoves ta anuloj vendimin e marrë për ndalimin e importeve nga Serbia’’ ka thënë Piraj ekskluzivisht për PreshevaPRESS.
Alternativa e vetme e sukseshme për të zhbllokuar bizneset shqiptare në Luginë është kalimi I malltrave të tyre nga Maqedonia në Kosovë. Por sipas Pirajt kjo gjë duhet të bëhet në koordinim mes autoriteteve të vendeve.
“Ndoshta mundë të gjenden alternative që nëpërmjet Maqedonisë së Veriut të bëhet eskluzivitet për mallrat që vinë nga Lugina e Preshevës, por për këto gjëra nevoitet që autoritetet nga Lugina të bëjnë biseda me autoritet në Kosovë, e që mallrat që vinë nga Lugina ndoshta të ju lejohet një “bypas” të futen në Republikën e Kosovës duke pasur parasysh se në Luginë preken vëllezërit dhe motrat tona.’’
Sipas Pirajt edhe njëzet e katër vite pas clirimit të Republikës së Kosovës nga okupatori Sërb, Serbet vazhdojnë me destrukcionet e veta të pa ndërprera dhe po dëshirojnë që në cdo mënyrë ta coptojnë vendin një ‘’Republika Sërbska’’ ta bëjnë në Kosov që të defunksionalizohet shteti I Kosoves dhe të mos mundë të funksionoj si tani që nuk po mundë të fuknsionojë Bsnja dhe Hercegovina.