Piloti i “Iraqi Airways” u kërkon udhëtarëve para për karburant të aeroplanit

Në aeroportin Kartaxha (Tunis Carthage) të Tunizisë ka ndodhur një ngjarje jo e zakonshme.


Një avion pasagjerësh i shoqërisë ajrore irakiane “Iraqi Airways” u furnizua me karburant në aeroport, por nuk e bëri dot pagesën.

Dhe kur autoritetet e aeroportit nuk i dhanë avionit leje për t’u nisur, piloti ndoqi një rrugë pak si të çuditshme.

Piloi u kërkoi pasagjerëve që të mblidhnin 3 mijë dollarë, që duheshin për të plotësuar pagesën e plotë për furnizimin me karburant, shkruan portali TRT në shqip.

Por udhëtarët refuzuan të mblidhnin para. Pastaj ndërhyri Ambasada e Irakut në Tunis dhe bëri pagesën e nevojshme.

Pas kryerjes së pagesës, edhe pse me vonesë avioni u ngrit nga aeroporti i Tunisit.

Ambasada e Tunizisë në Bagdad njoftoi se shkaku i ngjarjes kishte qenë vonesa e pilotit në bërjen e pagesës, ndërsa sqaron se avioni nuk është konfiskuar nga autoritetet tuniziane.

Related posts

Gold AG po vjen me këngë për dëshmorin Adrian Krasniqi

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

E martë e vranët, priten reshje shiu