Johnson hyn në histori: Kryeministri i parë që zhvendoset në rezidencën kryeministrore

Kryeministri i ri britanik Boris Johnson dhe e dashura e tij Carrie Simonds u transferuan dje në rezidencën e kryeministrit në Downing Street 10, njoftoi zëdhënësi i tij.


Kjo e e bën Boris Johnsonin kryeministrin e parë britanik në histori që akoma pa qenë i martuar është zhvendosur me partneren e tij në Rezidencën e Kryeministrit, transmeton Reporteri.net.

Në publik ka pasur spekulime nëse Simonds, e cila shumë shpejt ka mbushur tabloidët britanikë, do t’i bashkohet kryeministrit Johnson në Downing Street, raporton CNN.

Kabineti i Johnson  tha javën e kaluar se nuk dihet ende nëse çifti do të jetojnë së bashku. Johnson ende nuk është divorcuar zyrtarisht nga gruaja e tij e dytë, Marine Wheeler, me të cilën ka katër fëmijë.

Divorci i tyre u bë publik shtatorin e kaluar, pas 25 vjet martesë, shumë kohë pasi u konfirmua lidhja e Johnson me Carrie Simonds.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif