PERSONI QË PRANOI DY DOZA TË NDRYSHME TË VAKSINËS KUNDËR COVID19

Sllagjan Antiq është personi nga Vraja i cili është vaksionuar me dy doza të ndyshme të prodhuesve të vaksinës. Sikurse që ka deklaruar ai për portalin InfoVranjske, dozën e parë ka pranuar të Pfizer-it, derisa më pas është rivaksionuar me dozën e dytë të Sinofarmit.


Ai gjatë verës përshkak të komplikimeve me koronavirusin ka qenë në spital për dy javë dhe me këshillë nga mjeku ka vendosur të vaksionohet, më 28 jananr ka pranuar dozën e parë të prodhuesit Pfizer.

“Gjithçka me rregulla. Pranova mesazhin që të lajmërohem në sallën për rivaksinim. Unë shkova atje, dorëzova kartonin tim të vaksinimit dhe prisja. U vendosa në kabinën numër 3 dhe derisa bisedoja me mjekun, erdhi motra më dha dha dozën e dytë të vaksinës dhe u kry” deklaroi Gera.

Ai derisa vazhdoi bisedën me mjekun, në një moment mjeku me qëllim të mirë i ka thënë që të mos shqetësohet sepse vaksina kineze do të e mbrojë mirë, transmeton Telegraf.rs.

I hutuar ai pyet se si ka mundësi që të rivaksionohet me vaksinë kineze, dhe aty fillon hutia. Ata thonë se në atë sallë nuk ka vaksina të prodhuesit Pfizer, prej nga e dërgojnë në shtëpi të shëndetit. Atje hutia vazhdon e më pas e dërgojnë në Entin për shëndetin publik, ku e pranon dr. Goran Ristic. E pyet si ndihet dhe telefonon institutin Batut dhe kjo është e tëra – tregon Sllagjani nga Vraja.

Ai  pretendon se nuk ndihet mirë  dhe ka një ndjenjë të papërshkrueshme, derisa tregon se drejtësinë do të e kërkojë në gjyq. /Blic.rs


Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”