PERSONA TË PANJOHUR VANDALIZOJNË ZYRET E MEDIUMIT SPEKTRI

Persona të panjohur kanë vandalizuar zyret e mediumit Spektri.


Lajmin e ka bërë të njohur vet mediumi Spektri në facebook, duke e shoqëruar njoftimin me disa fotografi.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë tëmediumit Spektri:

Te nderuar shikues dhe lexues te mediumit Spektri!

Ne oret e pasdites se sotme (e merkure) njera nga zyret e mediumit tone eshte sulmuar.

Sulmuesi ka thyer deren ndersa me te hyre mrenda pastaj ka hedhur ne toke monitoret, telefonat dhe disa paisje tjera te cilat gjindeshin ne tavolina.

Puntoret e mediumit Spektri, me te kuptuar per ngjarjen menjehere kane njoftuar policine per rastine ne fjale, ndersa ne te njejten kohe nga kamera e sigurise dhe hulumtimit te rastit ka arritur deri te personi dhe familja qe ka shkaktuar kete incident (emer i njohur per redaksine dhe policine).

Pas bisedes qe kemi zhvilluar me “sulmuesin” kemi konstatuar se ai ka ngaterruar adresen, duke kerkuar falje dhe pendese per aktin ne fjale, por qe qellimi i tij gjithsesi ka qene sulmin ndaj mediave, pasi qe kishte synuar te sulmonte nje gazetare.

Pas nje konsulltimi familjar, Familja Behluli ka vendosur te fal sulmuesin (shqiptare) duke mos inicuar ndonje padi edhe pse nje veprim i till eshte kunder funksionimit medial, qellimi i cili eshte raportimi i lire i ngjarjeve dhe mos pengimi per nje raportim te drejt, ndersa rasti i sotit ishte sulm i drejteperdrejt ndaj mediave.

Duke shpresuar qe rastet e sulmeve ndaj mediave te nderpriten, Familja Behluli paralajmron se ky do te jete rasti i fundit qe falmi dikend per sulm te qellimshem ndaj prones tone, e sidomos per sulm ndaj gazetareve tane!

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”