Përplasje Merkel-Macron për zgjedhjen e presidentit të ri të KE

Përpara samitit ku do të diskutohen rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Europian, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefi i Elizesë, Emmanuel Macron, kanë pasur një përplasje, shkak i së cilës është bërë mënyra e përzgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Europian.


Kreu i shtetit francez këmbëngul që procesi të mos jetë automatik. Merkel, nga ana tjetër, e bëri të qartë se Gjermania vazhdon të favorizojë zgjedhjen e kandidatit kryesor nga partia fituese e zgjedhjeve të së dielës.

Krerët e bllokut europian pritet të mblidhen në Bruksel për të folur mbi votimet në të gjithë BE-në, por edhe për caktimin e drejtuesve të rinj të institucioneve të Bashkimit Europian.

Kancelarja gjermane këmbëngul që krerët e BE-së t’i marrin këto vendime sa më shpejt.

“Ne duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje, duke qenë se Parlamenti i ri do të mblidhet në fillim të qershorit dhe natyrshëm preferohet që deri në atë kohë të kemi një propozim nga Këshilli Europian”, ka thënë Merkel.

Ai që mbështesin aleanca konservatore CDU/CSU dhe partneri i saj i koalicionit qeverisës SPD është procesi “Spitzenkandidat”, sipas të cilit kandidati i përzgjedhur nga partia fituese votohet në PE si presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Manfred Weber, kandidat i PPE/EPP për president të Komisionit Europian

E ndonëse pësoi humbje të mëdha të dielën, Partia Popullore Europiane dhe kandidati i saj kryesor, gjermani Manfred Weber, sërish dolën të parët.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif