Kurtz pas rënies së Qeverisë: Do të kthehemi edhe më të fortë

Ish kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz ka thënë se do të kthehet edhe më i fortë pas mocionit të mosbesimit ndaj tij, çka çoi në rënien e Qeverisë.


Kurtz tha se puna e qeverisë së tij që filloi para dy vitesh nuk do të përfundojë sot, transmeton Reporteri.net

Kurtz tha se do t’i ndihmojë qeverisë se re teknike që të sigurojë  stabilitet politik në vend gjatë muajve të ardhëm dhe që do të luftojë për t’u kthyer në funksionin e kryeministrit.

“Në fund populli do të vendosë në shtator dhe unë jam i lumtur për këtë”, tha ai para përkrahësve të tij.

Zgjedhjet e reja do të mbahen në shtator, kurse presidenti i Austrisë, Aleksandar Van der Belen do të emëroj qeverinë teknike e cila deri atëherë do të udhëheqë me vendin.

Related posts

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif