Në komunën e Bujanocit gjatë ditës së djeshme kanë filluar aktivitetet të cilët përkujtojnë luftën e UÇPMB-së dhe dëshmorët e rënë për lirinë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc për manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit” është organizuar orë letrare dhe është shfaqur komedia nga Teatri i Preshevës “Misteri” nën regjinë e Afeida Boriçit.
Ndërsa në fshaitn Konçul është mbajtur manifestimi “Ditët e Vehbi Rexhepit” me aktivitetet që përfshinë vendosjen e kurorave tek varrimi i tij , aktivitet sportiv dhe akademi përkujtimorë gjithashtu për mysafirët është shtruar edhe një iftarë.
Manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazdhojë me aktivitet tjera gjatë ditës së premte dhe të shtune, ditë kur mbahet akademi përkujtimore në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc me fillim nga ora 14:00.