Përfundon me sukses aksioni për të ndihmuar Ervinin

Shqiptarët bëjnë të pamundurën, për vetëm 72 orë mblidhen mbi 150.000 Chf për Ervin Halimin, kanjoftuar Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.


Për hirë të transparences ndaj personave që kanë ndihmuar, tek Konto e Fondit Humanitar kanë hyrë 107.195 Chf kurse pjesa tjetër është mbledhur nga Konto e Familjes Halimi.

Fondi Humanitar në koordinim me Familjen Halimi njofton të gjithë Shqiptarët kudo që janë, se janë mbledhur të hollat për operacionin e Ervin Halimit i cili do të realizohet në Turqi.

Me këtë rastë sot e enjte më 29.08.2024 ora 21:00 e shpallim të mbyllur aksionin për mbledhjen e të hollave për Ervinin, dhe falemnderojmë gjithë kontribuesit nga të gjitha trevat Shqiptare, sidomos Diasporën për ndihmën e ofruar.

Shpresojmë dhe besojmë se Ervini do ta kaloj me sukses Operacionin dhe do të kthehet në mesin tonë plotësisht i shëruar.

Me rrespekt

Fondi Humanitar për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë dhe Familja Halimi.

Related posts

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

/