Dje në Preshevë, në një ambient të hapur, u mbajt ekspozita “Arti pranë qytetarëve” – një vazhdimësi e ekspozitave të suksesshme në Ulqin, Shkup dhe Korçë.
Në ekspozitë u ekspozuan vepra të artistëve nga të gjitha trojet shqiptare, duke sjellë artin më pranë publikut.
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” në Preshevë u organizua nga Shqiprim Fejzullahu.
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” është organizuar në hapsirën e jashtme te Kafe “Monròe” ne Preshevë.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Fejzullahu ka falënderuar ideatorin dhe organizatorin e kësaj nisme kulturore në te gjitha trevat shqiptare, Veton Gusia.
“Mirënjohje të gjithë artistëve nga Lugina dhe nga mbarë trojet shqiptare, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore:” ka shkruar ai mes tjerash.
Në ekspozitë morën pjesë edhe nxënës nga Presheva si Tringa Sadiku, Bulza Sylejmani, Vlera Sadriu, Shkëlqim Nuhiu, Elza Jusufi.
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” është pjesë e një serie ekspozitash që janë mbajtur më parë në Ulqin, Shkup dhe Korçë, më pas në Preshevë, dhe së shpejti do të përmbyllet në Prishtinë.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të organizatorit të ekspozitës për Preshevë, Shqiprim Fejzullahu, të publikuar në Facebook:
Të nderuar artdashës,
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” u finalizua me sukses ne hapsire e jashtme te Kafe “Monròe” ne Preshevë.
Një falënderim i veçantë për ideatorin dhe organizatorin e kësaj nisme kulturore në te gjitha trevat shqiptare, Veton Gusia!
Mirënjohje të gjithë artistëve nga Lugina dhe nga mbarë trojet shqiptare, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore:Ali Sinani, Dali Alili, Fatos Bylykbashi, Jalldeze Mustafa, Veton Gusia, Valmire Fejzullahu, Fitore Fejzullahu, Leoneta Abdyli, Selman Selmani, Shkëlqim Aliu, Xhevdet Dula , Nexhat Boriçi, Sevxhane Fejzullahu, Enesa Veseli, Mesud Kurtishi.
Një falënderim i veçantë edhe për nxënësit e mi që morën pjesë: Tringa Sadiku, Bulza Sylejmani, Vlera Sadriu, Shkëlqim Nuhiu, Elza Jusufi.
Faleminderit artistit dhe mikut tim Nexhat Boriçi, i cili na dhuroi kënaqësi të veçantë me tingujt magjikë të kitarës së tij.
Faleminderit për vizitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Enkel Rexhepi.
Gjithashtu, faleminderit politikanit të vetëm nga Lugina, Ilir Sadriu, i cili gjithmonë respekton dhe mbështet artistët me praninë e tij.
Ekspozita “Arti pranë qytetarëve” është pjesë e një serie ekspozitash që janë mbajtur më parë në Ulqin, Shkup dhe Korçë, më pas në Preshevë, dhe së shpejti do të përmbyllet në Prishtinë.
Ky ishte një moment i mrekullueshëm për të gjithë ata që patën mundësinë të shijonin nga afër veprat e realizuara me pasion nga artistët shqiptarë.
Organizator për Preshevë 🎨
Shqiprim Fejzullahu
28.03.2025, Preshevë