Pas shumë mosmarrëveshjeve disavjeçare, KKSH rikthen zyren në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

Pas një kohe të gjatë mosmarrëveshjesh mes Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, në lidhje me zyrat e KKSH-së në Preshevë, duket se është gjetur një zgjidhje.


Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se është takuar me kryetarin e KKSH-së, Nevzad Lutfiu.

Arsye e takimit mes drejtorit të Shtëpisë së Kulturës dhe kryetarit të KKSH-së ka qenë manifestimi “Ditët e Plisit” që do të mbahet në Preshevë me datë 18 shkurt 2024, me fillim prej orës 18:00.

Mirëpo, siç kuptohet, përveç manifestimit “Ditët e Plisit” temë e bisedimeve ka qenë edhe zyra e KKSH-së në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, për të cilën kanë pasuar mosmarrëveshje dhe probleme këto dy institucione mes veti, që nga ardhja e Dadriut në krye të Shtëpisë së Kulturës. Madje këto dy institucione kanë patur një proçes gjyqësor mes vete në lidhje me këtëzyre, epilogu i të cilit nuk ështëi njohur detajisht për publikun.

Sadriu përmes njoftimit që ka publikuar në llogarinë e tij në facebook ka shkruar se i ka dorëzuar çelsin e zyreve të KKSH-së kryetarit të këtij institucioni, gjë që lë të kuptohet se tanimëëzhtë gjetur një zgjidhje për bashkëpunimin mes këtyre dy institucineve.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, Kujtim Sadriu, të publikuar në facebook: 

Sot prita në takim kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptarë, zotin Nevzad Lutfiu . Biseduam rreth organzimit për “Ditën e Plisit”, dhe njëkohësisht ia dorëzova çelësin e hyrjes në anën e pasme të Shtëpisë së Kulturës.

Bashkëpunimi i Shtëpisë së Kulturës me organin më të lartë të shqiptarëve, KNSH, gjithmonë do të jetë i frytshëm.

Related posts

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”