PAS RAPORTIMIT TË PRESHEVAPRESS, KOMUNA E PRESHEVËS REAGON PËR DËMTIMIN E SEMAFORIT

Pas raportimit të PreshevaPRESS për dëmtimin e një nga semaforat të posavendosur, ka reaguar Komuna e Preshevës. 


PreshevaPRESS ka publikuar një fotolajm – raportim nga një qytetar për dëmtimin e njërit prej semaforave të vendosur në Preshevë.

“Ende pa u funksionalizuar në tërësi semaforët e vendosur para pak ditësh, njëri prej tyre nuk është në pozitën e duhur! Nuk dihet nëse semafori është lakuar vetvetiu si pasojë e punimeve jokualitative gjatë vendosjes apo si pasojë e ndonjë aksidenti.” thuhet në raportimin e qytetarit të publikuar në PreshevaPRESS.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Komunës së Preshevës përmes faqës së saj në rrjetin shoqëror facebook, ku kanë informuar se dëmtimi ka ndodhur aksidentalisht, me ç`rast janë zotuar se do të riparojnë menjëherë dëmin e shkaktuar.

Në vazhdim ju sjellim reagimin e plotë të Komunës së Preshevës:

Njoftohen vozitësit se tek semaforët e vendosur në vendin e quajtur ish Stacioni i Autobusëve, është dëmtuar aksidentalisht një prej semaforëve nga një qytetar.
Komuna e Preshevës do të ndërmarrë masa dhe do të riparoj menjëherë dëmin e shkaktuar.

Related posts

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës