Në regjistrimin e popullsisë në Serbi i cili pritet të zhvillohet nga data 1 tetor – 30 tetor, do të marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi që, të gjitha partitë politike shqiptare në Luginë, kanë nënshkruar dekleratën e përbashkët për pjesëmnarrje.
Kjo dekleratë u nënshkrua sot në ambientet e Komunës së Bujanocit nga përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike, Lëvizjes së Progresit Demokratik, Alternativës për Ndryshim, Lëvizjes për Reforma dhe Unionit Demokratik Shqiptar, ndërsa pritet të nënshkruhet gjatë ditës edhe nga zyrtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar, dhe Partisë Demokratike Shqiptare.
Në një prononcim për media, pas nënshkrimit të dekleratës, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, ku ka treguar që tashmë në Komunën e Bujanocit, do të jenë 13 instruktorë, nga ata shtatë shqiptarë, pesë serbë dhe një romë, derisa Bujanoci do të ketë 90 regjistrues.
Arifi, gjithashtu ka treguar që pas katër takimeve të subjekteve politike shqiptare dhe pas takimit me ambasadorin e OSBE-së, Jan Braathu dhe ministren për të drejtat e njeriut dhe pakicave Gordana Çomiq, janë dakorduar që të marrin pjesë në regjistrim, me që kushtet janë shumë të varfoshme.
Kryetari i PD-së, në fund, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që aktualisht janë për pushime në vendlindje që ti fotokopjojnë dokumentet dhe t’ua lënë familjarëve, ashtu që të regjistrohen edhe ata.
“Të tregojmë se sa jemi, dhe jo ta lëmë Beogradi të na tregojë numrin tonë, me që ai numër është qesharak” – tha në fund të prononcimit, Nagip Arifi, kryetar i PD-së.
Ndryshe nga regjistrimi i vitit 2011-të ku shqiptarët e Luginës së Preshevës e bojkotuan ate, në regjistrimin e sivjetëm, edhe shqiptarët do të jenë pjesë e saj.