PARTIA E NAGIP ARIFIT KA 80 VOTA MË SHUMË SE E VUÇIQIT

Në bazë të informacioneve të fundit të siguruar sot nga Komisioni Zgjedhir Komunal në Bujanoc, partia e Nagip Arifit gjindet në vendin e parë, me 80 vota më shumë se partia e Vuçiqit.


Shenimet që tani më janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale thonë që Partia Demokratike në Bujanoc ka dalë partia e parë me 5048 vota derisa partia e Vuçiq – Partia Përparparimtare ka 4968 vota.

Në bazë të këtyre shenimeve rezultatet e zgjedhjeve në Bujanoc janë PD – 5048, SNS – 4968, PVD – 3727, LPD – 1965, SPS – 1658, APN – 1658, UDSH – 727 si dhe dy lista të përfaqësuesve të komunitetit rom në total kanë grumbulluar rreth 1200 vota bashkarisht.

Related posts

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

Memeti i APN-së: Rritja e çmimeve për shërbimet e NP “Moravica” u bë në kundërshtim me ligjin

Kuvendi i Komunës së Bujanocit kërkon reagim urgjent pas grabitjes së armatosur në Tërnoc të Madh