Partia Demokratike Shqiptare tubon veterantët e arsimit me rastin e 7 marsit

Në ambientet e selisë së Partisë Demokratike Shqiptare, në mënyrë simbolike shënuam festën e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.


Prania e një numri të madh, të veteranëve dhe përkrahësve të PDSH-së, tregoi që ky subjekt është vlerë sepse nderon dhe respekton këta burra, që zejen e arsimit e kultivuan me shekuj, që ky popull të jetë i mbushur me dije dhe arsim cilësor.

Para veterenëve, në cilësinë e kryetatit të këtij subjekti potencova, se përpjekjet e tyre për të sjellë dritë dhe dituri nuk rreshtën asnjëherë, sepse rruga e arsimit është rruga e paqes e perspektivës, dhe theksova se Rilindja Kombëtare Shqiptare, mbetet emblema e kësaj nisme kombëtare për të sjellë iluminizëm, në trojet shqiptare.

Në shenjë respekti dhe dashuri të pashoqe, këtyre veteranëve të arsimit, i dhuruam mirënjohje me motivin për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, duke menduar se ata janë meritorët më të mëdhenj, që ne kemi arritur deri këtu!

Në fund, për të pranishmit shtruam edhe një koktej rasti” ka deklaruar Ragmi Mustafa

Related posts

Gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë shënon Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor

Aksidenti fatal në Preshevë, policia kërkon shoferin që iku nga vendi i ngjarjes

Në vendimin për ndihmat financiare për studentët në Kosovë përfshihen edhe studentët nga Lugina