Parlamenti britanik refuzon kryeministrin, s`ka zgjedhje

Kryeministri Britanik Boris Johnson ka marrë një tjetër goditje nga parlamenti i vendit të tij.


Propozimi i tij për zgjedhje të reja të cilat u votuan pas mesnatës nuk u mbështet nga shumica e deputetëve.

Boris Johnson mori 293 vota pro si dhe 46 kundër dukë bërë që mundur qe Johnson të mos kishte shumicën me vete.

Atij i duheshin të paktën 434 vota për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Brexit ka futur në një krizë politike Britaninë e Madhe. Kryeministri Boris Johnson tha përsëri para votimit se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Ndërkohë, udhëheqësit e BE-së kanë theksuar se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje.

Related posts

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?